VIDEO/ Rama ironizon listat e PD: Kishin lënë jashtë një gjeldeti Peqini dhe Kujtim Gjuzin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2025, 08:59
Ditën e djeshme u zyrtarizuan listat me ekipet me të cilat partitë do të garojnë më 11 maj,.
Në “Sy m’sy” kryeministri Rama është ndalur në faktin që në listat e PD nuk ishin përfshirë deputeti i Elbasanit Dashnor Sula dhe Kujtim Gjuzi.
Këtë të fundit Rama e ka quajtur “të vetmin përfaqësues dinjitoz të Shqipërisë madhështore” referuar dhe emrit të koalicionit të opozitës “Aleanca për Shqipërinë madhështore”.
“Jam i mërzitur. Kishin lënë një gjel deti Peqini jashtë dhe Kujtim Gjuzin në det të hapur. Por për këtë do të flas më vonë. Për Kujtimin u mërzita shumë sepse është i vetmi përfaqësues dinjitoz i Shqipërisë madhështore”, tha ai.
