"Salianji-Veliaj, dy ekstreme vendimarrjeje në sistem"/ Avokati: Ish-demokrati lirohet, kryebashkiaku në burg!

Teksa sistemi i drejtësisë përballet këtë të martë me dy seanca tejet të rëndësishme, ajo e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj në GJKKO, ku kërkon zbutje të masës së sigurisë, nga ana tjetër është edhe ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, që kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë, avokati Arben Llangozi është optimist ndaj vendimarrjes së gjykatave në të dy rastet.

I ftuar në Syri Tv, Llangozi ka bindjen e fortë se Gjykata e Lartë do ta kthejë për rishqyrtim në Apelin me Juridiksion të Përgjithshëm të Tiranës, dosjen për ish ligjvënësin Ervin Salianji, duke dhënë një vendim lehtësues për të.

Por e kundërta sipas Llangozit do të ndodhë me Veliajn, që sipas tij, togat e zeza do ta lënë në burg, për shkak se hetimet për të janë intensive nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

"Është një ditë ku kemi dy ekstreme vendimarrje në sistemin gjyqësor. Në lidhje me Veliajn ka qenë e pritshme, ndërkohë drejtësia ka vendosur një surprizë për Salianjin.

Ndaj Veliajt gjykoj se s’do ketë ndryshim mase, pasi hetimet janë intensive. Ndërsa shqyrtimi pa radhë i Salianjit, dmth që ka diçka që nuk shkon me gjykimin, dhe mendoj se mund të ketë ndryshim mase. Salianji del.

Gjykata duhet të jetë më humaniste, Apeli ka marrë një masë jo në propocion me provat që kishte paraqitur Salianji. U tregua shuëm e egër. Ajo që ka qenë më me rendësi është se Salianji ka zbardhur një krim që ndodhi brenda PS. Një të vërtetë kishte, se vëllai i Xhafajt ishte implikuar në një aferë në shtetin italian.

Apeli s’i ka marrë parasysh këto kontribute dhe me një të rënë të lapsit dha një vendim të tillë për Salianjin. GJL është më komode në shqyrtimin e saj, pasi do t’i lërë kohë Apelit të vërtetojë provat e paraqitura, nëse është e rreme ose jo. S’mundet që GJL ta shqyrtojë këtë fakt, pasi është marrje kompetencash e gjykatave më të ulëta", tha avokati.