''Luftë'' diplomatike për paqe/ Hajdini: Takimi Trump-Zelensky i zakonshëm, Ukraina në vështirësi
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 11 Mars 2025, 19:18
Ilir Hajdini, Profesor i asociuar në Vjenë dhe në Paris në një intervistë në Ora News u shpreh se takimi mes Trump dhe Zelenskyt ishte i zakonshëm.
Hajdini: Shumë analista takimin mes Trump dhe Zelenskyt e kuptuan si diçka të jashtëzakonshme.
Mirëpo unë mendoj se ky takim ishte thuajse i zakonshëm dhe nëse e gjykoj nga këndvështrimi i qasjes që patën ndaj njëri tjetrit për arsye se Zelensky gjendet në një pozitë të vështirë.
Qasja e tij më pranuese ndaj ofertës së Trump do konsiderohej si tradhti në Ukrainë.
Zelensky pas atij takimi e rriti nivelin e përkrahjes në publikun ukrainas.
