Fati i parlamentit portugez në pikëpyetje! Të martën, mocion besimi ndaj kryeministrit, Luís Montenegro drejt rrëzimit
Një mocion besimi do të mbahet të martën ndaj kryeministrit portugez Luís Montenegro, qeveria e të cilit pritet të rrëzohet mes akuzave për aktivitetet e biznesit të familjes së tij. Nëse kjo ndodh vendi shkon në zgjedhjet e 3 ta të parakohshme mes dative 11 dhe 18 maj.
Portugalia po përgatitet për zgjedhjet e saj të treta të parakohshme të përgjithshme në po kaq vite pasi deputetët po përgatiten për një mocion besimi që duket se do të rrëzojë qeverinë e qendrës së djathtë dhe do të shkaktojë një kthim në votime në maj.
Luís Montenegro, kryeministri, i cili kryeson platformën e Aleancës Demokratike që ka qeverisur Portugalinë që nga fitorja e ngushtë e saj në zgjedhjet e vitit të kaluar, thirri votëbesimin, që do të zhvillohet të martën, në përgjigje të pyetjeve në rritje mbi aktivitetet e biznesit të familjes së tij.
Montenegro ka mohuar çdo keqbërje ose shkelje etike dhe thirri votimin javën e kaluar duke thënë se ai dëshironte "t'i jepte fund atmosferës së insinuatave.
Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, ka të ngjarë të shpërndajë parlamentin, duke nxitur zgjedhje në datat mes 11 ose 18 maj.
Parlamenti portugez është njëdhomësh. Kuvendi i Republikës përbëhet nga 230 deputetë, të cilët zgjidhen për 4 vjet me përfaqësim proporcional në 22 zona zgjedhore shumë anëtare.
Vendi ka 18 zona metropolitane dhe 2 rajone autonome - Madeira dhe Azores - secila prej të cilave formon një zonë elektorale.
Përveç kësaj, shtetasit portugez që jetojnë jashtë ndahen në 2 zona: ata që jetojnë në Evropë zgjedhin 2 deputetë dhe ata që jetojnë në pjesën tjetër të botës zgjedhin 2 gjithashtu.
Zgjedhjet e fundit të përgjithshme të Portugalisë, të mbajtura një vit më parë, u shkaktuan nga dorëheqja në nëntor 2023 e kryeministrit socialist, António Costa , pasi u nis një hetim mbi korrupsionin, paligjshmëritë e supozuara në trajtimin e projekteve të mëdha të investimeve të gjelbra nga administrata e tij.
Asokohe tha se mendonte se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të jepte dorëheqjen, sepse detyrat e kryeministrit nuk përputhen me asnjë dyshim për integritetin e tij.


