Berisha thirrje për protestë për Tiktok, Rama: Apeli i bufit duhet marrë seriozisht si simptomë lajthitje e rrezikshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas thirrjeve të Sali Berishës, për bojkotimin e mësimit pas vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok dhe pjesëmarrjes në protestën e 15 marsit.

Berisha: Bufi i kënetës u bën thirrje fëmijëve të protestojnë për mbylljen e tiktok për të mos shkuar në shkollë, dhe u kërkon prindërve të bashkohen me fëmijët, kundër mësimit, dhe të dalin në shesh për Tiktoku, kjo është këneta jonë opozitare dhe filozofia e saj.

kjo ka qenë dhe do të jetë DERISA të ketë bufin që vigjiloz nga ballkoni me të gjithë gjindjen poshtë në kënetë, duke i kthyer përfaqësuesit e popullit opozitar në zvarranikë politikë e në insekte mediatike që kafshojnë e pickojnë duke hlmuar pafund çorbën e debatit politik e mediatik shqiptar.

95% e mësuesve na kërkuan mbyllni tiktok një orë e më parë, madje ata na kërkuan edhe më shumë.

Arsyeja pse vendimi u mor vetëm javën e shkuar, ka të bëjë vetëm me kapacitetet teknike për ta mbyllur.

S’ka të bëjë me lirinë  e fjalës dhe zgjedhjet

Apeli i bufit të kënetës, duhet të marrë seriozisht si një simptomë lajthitjeje e rrezikshme.