Spektakël në “San Siro”, Inter-Monza, Calhanoglu barazon shifrat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2025, 22:32
Interi ka barazuar shifrat 2-2 në “San Siro” ndaj Monza-s, ndeeshje e vlefshme për javën e 28-të të Serisë A. Pjesa e parë u mbyll 1-2 për miqtë.
Barazimi erdhi në minutën 63-të pas një goditjeje shumë të bukur të Hakan Calhanoglu në kufijtë e zonës së rreptësisë, e cila përfundoi në rrjetën e Turati-t.
Zikaltrit kanë më shumë se 20 minuta lojë në dispozicion për të bërë përmbysjen e madhe, me qëllim për të ruajtur vendin e parë në krye të tabelës në Serie A.

