Aksident në aksin Kune-Shëngjin, përplasen dy motorë, 1 i plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2025, 15:45
Dy motorë janë përplasur në aksin Kune-Shëngjin këtë të dielë.
Si pasojë e përplasjes njëri prej drejtuesve ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Lezhës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti, i cili është i dyti që ndodh në rrugët që përshkojnë Lezhën, brenda pak orëve.
