Dhuna me bazë gjinore – Shqipëria, kapacitetet e burimeve njerëzore sipas standardeve të BE-së
Në Maqedoninë e Veriut u mbajt konferenca dy ditore rajonale, mbi dhunën me bazë gjinore në kontekstin e migracionit.
Konferenca u organizua nga nisma rajonale “MARRI”, nën Presidencën e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Zyrën e Përfaqësisë Ndërkombëtare, Hilfswerk, Sarajevë.
Përfaqësuesit e palës shqiptare theksuan arritjet në tërësi dhe të Ministrisë së Brendshme posaçërisht, si ministria lider në fushën e migracionit, azilit dhe antitrafikut të qenieve njerëzore.
Ndër to veçohen hartimi dhe zbatimi i legjislacionit; strategjitë kombëtare dhe planet e veprimit; rritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.
“Këto arritje janë jo vetëm në përmbushje të detyrimeve në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por edhe për të rikonfirmuar vullnetin në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të individit, sikurse për t’u ardhur në ndihmë grupeve vulnerabël të migrantëve”, thuhet në një postim në rrjetet sociale të Ministrisë së Brendshme.
