Arbana: Përtej propagandës, gratë janë në kushte të vështira, kemi shumë rrugë për të bërë 

Përmes një interviste në Ora News, aktivistja Sevim Arbana tha se përtej propagandës kemi një rrugë shumë të gjatë në raport me të drejtat dhe liritë e grave.

Arbana: Situata ka qenë më keq lidhur me vrasjen e grave, dhe këtë vit nuk kemi pasur vrasje, por shumë problematike të tjera, qysh nga varfëria deri tek dhuna në familja. Pushteti i propagandon arritët, por në fakt jemi shumë larg të vërtetës për të ndihmuar gratë në kushte të vështira. Kemi një rrugë shumë të gjatë përtej propagandës.