Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Shkodër, raportohet për një të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2025, 12:03
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Kakarriq.
Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Raportohet se si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur rëndë.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të ngjarjes, ndërsa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të kryer hetimet dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
