''Ethet'' e listave/ Gazetari Myzyraj zbardh detaje nga takimi i Ramës me drejtuesit e qarqeve
Gazetari i Ora News, Isa Myzyraj në një intervistë në studion e lajmeve zbardhi më shumë detaje nga takimi i kryeministrit Rama me drejtuesit e qarqeve.
Myzyraj: Ditën e sotme Rama zgjodhi që të takonte deri në këto momente 7 prej drejtuesve të qarqeve kokë më kokë.
Fillimisht është takuar me Bledi Klosin pra drejtuesin e Dibrës, ku ka qenë një takim i shkurtër për shkak edhe të numrit të vogël të mandateve që prodhon qarku i Dibrës.
Më pas ka përfunduar takimin me Mirela Kumbaro, ministre e turizmit njëkohësisht drejtuese e Gjirokastrës.
Formati ka qenë ky që drejtuesit e qarqeve kanë shkuar me emrat që ato mendojnë që duhet të jenë në listë dhe Rama i ka pyetur pse këto persona duhet të jenë në listën e PS.
Më pas kanë bërë takim Benet Beci i Shkodrës, Emirjana Sako e Durrësit, Ulsi Manja nga qarku i Lezhës dhe Bledi Çuçi dhe Niko Peleshi përkatësisht Korça dhe Vlora.
Takimi më i gjatë ka qenë ai i Vlorës me Çuçin.
