Aksidentoi vogëlushin në Domje, arrestohet drejtuesi i automjetit, komshi me familjen
Drejtuesi i automjetit që përplasi për vdekje 2-vjeçarin në Domje është identifikuar dhe arrestuar.
Pasditen e sotme u raportua se një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije 2-vjeçar u regjistrua në Domje.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasdite ku një automjet ka përplasur të miturin.
Bëhet me dije se rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim fëmijën i cili nuk ka mundur të mbijetojë.
Mësohet se ai është 53-vjeçari me inicialet Y.M, i cili banonte pranë shtëpisë të të miturit.
"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë ju bëjmë me dije se;
Falë veprimeve të shpejta procedurale dhe hetimore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, që aksidentoi me pasojë vdekjen e dy vjeçarit.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi Y. M., 58 vjeç, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.
Gjithashtu, është bërë gjetja dhe sekuestrimi i automjetit tip “Benz”me të cilin ky shtetas shkaktoi aksidentin.
Nga verifikimet ka rezultuar se aksidenti ka ndodhur në Fushë Domje dhe jo në Kamëz.
Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.'

