Aksident në Fier, policia në vendin e ngjarjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2025, 18:29
Një aksident është regjistruar në aksin Fier-Patos, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë. Mësohet se dy automjete janë përplasur duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Momentalisht nuk dihet nëse ka të lënduar ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
