“Mos ma prek lirinë”/ 8 Marsi, marshim në kryeqytet për “Ditën e Grave”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2025, 13:28
Një marshim i grave dhe vajzave u zhvillua sot në kryeqytet me rastin e 8 Marsit, ku vihet re edhe pjesëmarrje e burrave.
Fillimisht marshimi ka nisur në zonën e ish-Bllokut për të tu ndalur më pas përpara Kryeministrisë.
Pankartat që mbanin në duar të pranishmit e kishin theksin në krimet e kryera ndaj grave, ku cilësohet se krimet ndaj grave në shumicën e tyre nuk janë krime pasioni siç cilësohen.
“Nuk është krim pasioni, është Femicid”, “Mos ma prek lirinë”, “Kjo jetë është e jona, nuk e falim, nuk lejojmë të na ndalin”, thuhen në pankarta.


