Teliti: Me Berishën kryeministër, fuqizimi i gruas do jetë prioritet për qeverinë e PD
Koordinatori për programin ekonomik në PD Dorjan Teliti, detajon angazhimin programor të PD-së në mbështetje të gruas dhe masat konkrete që do ndërmerren me ardhjen e PD në qeverisje.
Nën udhëheqjen e Sali Berishës, Partia Demokratike angazhohet të ofrojë më shumë mundësi për gratë dhe familjet shqiptare, duke i vendosur ato në qendër të zhvillimit ekonomik dhe social, shkruan Teliti në reagimin e tij.
Reagimi i plotë i Dorian Telitit:
FUQIZIMI I GRUAS PRIORITET ME BERISHËN KRYEMINISTËR DHE PD NË QEVERISJE
Fuqizimi i gruas, themeli i një shoqërie të fortë!
Sali Berisha dhe Partia Demokratike angazhohen për më shumë mundësi për gratë dhe familjet shqiptare, duke i vendosur ato në qendër të zhvillimit ekonomik dhe social.
Në programin tonë për gratë sipërmarrëse:
Heqje e tatim-fitimit për vitin e parë për gratë që hapin një biznes.
Subvencionim i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 6 muajt e parë për gratë sipërmarrëse dhe stafin e tyre, me kusht që minimumi 50% e stafit të jenë gra apo të rinj nën 30 vjeç.
Edukim, trajnime dhe promovim për gratë sipërmarrëse dhe artizane, duke krijuar më shumë hapësira për suksesin e tyre.
Mbështetje për nënat dhe familjet:
Përjashtim të përjetshëm nga tatimi mbi të ardhurat për çdo nënë me 3 fëmijë ose më shumë dhe për bashkëshortin nëse familja ka 4 fëmijë ose më shumë.
Leje lindjeje me përfitim financiar të plotë të garantuar për 365 ditë.
Bonusi i lindjes:
1,000€ për fëmijën e parë.
2,000€ për fëmijën e dytë.
3,000€ për fëmijën e tretë.
5,000€ për fëmijën e katërt e më shumë fëmijë
Buxheti i shtetit do përballojë deri në moshën 23 vjeçare kostot e fëmijës së tretë apo më shumë.
Fuqizimi i gruas është fuqizimi i familjes dhe i gjithë vendit! Më shumë mbështetje për gratë, më shumë mundësi për një Shqipëri që përparon!
