"Rama i dërrmuar", Peka: Nuk hedh më këngë e valle si dikur! Diaspora i del jashtë planit

Përmes një interviste në Ora News, Avenir Peka  nga Partia Demokratike tha se kryeministri Rama nuk ka program dhe nuk ka më këngë dhe valle si dikur.

Peka: Rama nuk ka program dhe nuk ka më këngë dhe valle si dikur. Zgjedhjet e kaluar kishte dajre. Nuk është më situatë e njëjtë, po humb prandaj nuk ka më të njëjtin entuziazëm. PD-ja e lexon situatën dhe po i bën ballë sfidës elektorale për të paraqitur një ofertë.

Fushatën tonë e kemi të bazuar mbi ofertën, njerëzit dhe programin. Njerëzit i kemi zgjedhur me procesin e primareve. Programi është një program që kemi mbi një vit që punojmë me ekspertë të shumë fushave, pra është real, jo mashtrim.