Topalli: Nuk është momenti për show, është momenti të ndërtojmë programin për femrën shqiptare
Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli, gjatë fjalës së saj në takimin e shpalosjes së programit të PD, për 'fuqizimin e grave dhe vajzave' u shpreh se shumë e rëndësishme është për t'u fokusuar në tregun e integrimit të grave e vajzave, lehtësimin e kushteve për të ja bërë fleksibël orarin e tyre të punës, ndihmesa për shërbimin social dhe dhënia e garancisë kur të çojnë fëmijët në shkollë, apo për ti dhënë garancinë se arsimi i fëmijëve të tyre do jetë në standarde të larta.
‘Ta përmbysim këtë situatë ku arsimi nga një arsim elitar që ishte, është zhytur në fundin e renditjes së standarteve të arsimit, sipas raportit të Pisës’- tha Topalli.
Jozefina Topalli: "Nuk është momenti më për show, është momenti për të ardhur për tu ulur dhe menduar se clii do të ishte programi që qeveria e ardhshme do të përgatisin për nënat dhe gratë shqiptare.
Nga fjala e Albanës, kishte shumë pika të rëndësishme që nëse ata bëhen pjesë e programit ekonomiko-social, e sigurisht mendoj se do bëhen pjesë, ata do të japin një shtysë e nxitje shumë të madhe për të pasur zonja më të sigurta e më të forta, më me perspektivë në jetën e tyre.
Në fakt po ta mendojmë se në botë nuk ka një rezervuar më të madhe të pashfrytëzuar sesa gratë.
Nëse në qeverinë e ardhshme, zotit Berisha siç i ka mbështetur gjithmonë do mbështesin gratë duke shfrytëzuar rezervuarin që kemi ne në shoqëri, ata do të bëjnë shumë ndryshime.
Mendoj se shumë e rëndësishme është për tu fokusuar në tregun e integrimit të grave e vajzave, lehtësimin e kushteve për të ja bërë fleksibël orarin e tyre të punës, ndihmesa për shërbimin social dhe dhënia e garancisë kur të çojnë fëmijët në shkollë, apo për ti dhënë garancinë se arsimi i fëmijëve të tyre do jetë në standarde të larta.
Ta përmbysim këtë situatë ku arsimi nga një arsim elitar që ishte, është zhytur në fundin e renditjes së standarteve të arsimit, sipas raportit të Pisës".

