DOSJA E SPAK/ Berisha: Ja pse Veliaj i vërsulet Ols Dados dhe jo Dritan Prençin. Ja skema si Arbër Veliaj bashkëpunoi me "ONE"
Që prej arrestimit në datën 10 shkurt, kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj ka nisur sulmet e njëpasnjëshme ndaj prokurorit të çështjes Ols Dado.
Kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh sot në një konferencë se kjo po ndodh për faktin që Ols Dado nuk u bë koleg me Veliajn dhe lëvizi dosjen ku u zbuluan fakte të tmerrshme.

Berisha, ka zbuluar arsyet pse kryebashkiaku i arrestuar, Erion Veliaj, nuk sulmon prokurorin Dritan Prençi.
Lideri i opozitës u shpreh se nuk i sulmon se i ka kolegë. Ndërsa sa i përket prokurorit Olsi Dado nuk e ka koleg dhe e konsideron armik.
"Unë nuk kam një projekt që të udhëtoj para 11 majit drejt SHBA. Por, siç e keni parë ju, ato ndryshime epokale në SHBA flasin vetë, nuk ka nevojë t’i komentojë Sali Berisha.
Gjarprit iu pre koka. Edi Rama heq dhe vë fotografitë, bën ‘woke culture’ me fotot e Aleksis Soros dhe Xhorxh Soros.
Dosja McGonigal ka filluar të ecë, është në këmbë.
Dy gjëra mund t’u them, në rast se unë nuk kam në plan një vizitë në SHBA, unë u garantoj se Edi Rama do ekstradohet pas 11 majit në SHBA. Atë e pret ekstradimi. Ose pastaj do vijnë të gjykohen këtu, një gjyq i përbashkët. Por më shumë të shkojë atje ku ka kryer krimin!
Pse Erion Veliaj nuk sulmon Dritan Prençin, prokurorin e 5D dhe Altin Dumanin, mercenarin?
Natyrisht se këta i ka kolegë.
Rastisi njëri që nuk e ka koleg dhe ai është armik.
Tani, të themi atë që është, këto që ky është akuzuar mbi bazën e letrës së Anesti Ballukut, janë shumë të rënda, pa diskutim.
Dhe ka një dukuri të shëmtuar shumë se tani del Lajla Asadi me 1 milionë euro garderobën, del Ajola Xoxa me 870 mijë euro garderobën.
Por e keni vu re ju, Arbër Veliaj ka marrë 1 milion euro për One, një rrjet komunikimi.
Mirëpo këto që të gjitha i kanë kapërdirë, qoftë Kraja. Kraja ka qenë me Prençin dy javë para se të mbyllej dosja e inceneratorit, se Kraja kishte mbesën shefe të prokurimeve në bashki, edhe nipin po aty.
Pra, këta janë kolegë për Erion Veliajn. Rastisi që Olsi Dado nuk është koleg sepse Olsi Dado, me guximin e vet, me inkurajimin e Lubisë, me shkeljen e syrit të Edi Ramës, ato nuk e di, por ai e lëvizi dosjen.
Ky ka paraqitur para publikut faktet më të tmerrshme që mund të paraqiten. Gjenden topa me 500 euro, 100 e ca mijë euro.
Gjenden 260 mijë euro blerje TVSH.
Gjenden vilat të rrafshuara dhe të parrafshuara dhe ky nxjerr një foto të vjehrrit dhe asnjë dokument e thotë se kjo është vila e vjehrrit?
Ndërkohë që janë dhjetëra dokumente që faktojnë se vila është e Erionit dhe Ajolës.
Tani, Olsi Dado del fajtor se ka qenë në klasë me Argitën, do e pyes Gitën, por ka rrezik të mos ketë qenë..
Dhe thonë se unë, kur doli çështja e Altin Hajrit, e denoncova këtu para jush, por Skapi bëri deklaratë, nuk është Olsi Dado dhe unë i kërkova ndjesë sepse natyrisht nuk mund të besoja se ka gënjyer Skapi. Skapi e dinte atë. Ishte Olsi Çela, atë Skapi nuk e tha se Skapi funksionon me pengmarrje.
Pra, të gjitha këto... Po, ky është instruksion."
KONFERENCA E PLOTE E BERISHES ME GAZETARET


