Alarmohet 41-vjeçarja në Tiranë: Më bëjnë komente fyese në rrjete sociale...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2025, 14:17
Struktura në hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Tiranës, është vënë në lëvizje nga denoncimi i një 41-vjeçareje.
Shtetasja B. A., sipas policisë, ka denoncuar se në një llogari në rrjete sociale, shkruajnë komente fyese ndaj saj.
Si pasojë, ka nisur hetimi dhe po kryhen verifikimet përkatëse, për identifikimin e personave përgjegjës.
“Ditën e djeshme, kanë kallëzuar shtetaset: B. A., 41 vjeçe, se në një llogari në rrjete sociale postohen komente fyese në drejtim të saj. Strukturat e specializuara për hetimin e krimeve kibernetike po punojnë për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit/ëve të rastit”, njofton policia.

