EMRI/ Kërcënoi të birin, arrestohet 51-vjeçari në Durrës
Një 51-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi kërcënoi nëpërmjet telefonit djalin e tij. Rasti është transmetuar në një emision investigativ, ku shtetasi Xhemal Kurti denonconte kërcënimin me jetë nga babai i tij. Policia e Durrësit ka vënë në pranga 51-vjeçarin Skënder Kurti.
Xhemal Kurti ka treguar se në vitin 2024 është dënuar me 1.5 vjet burg, sepse është vetëmbrojtur nga sulmi i babait duke e goditur këtë të fundit me tullë. Sipas djalit, gjatë gjithë kohës është përndjekur nga babai duke e kërcënuar me jetë.
“Menjëherë pas transmetimit në emisionin “Stop”, të rastit të shtetasit Xh. K., i cili ishte kanosur me mesazhe telefonike, nga babai i tij, shtetasi S. K., 51 vjeç, banues në fshatin Shkafanë, Durrës, specialistët e Stacionit të Policisë Manzë kanë organizuar punën për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të 51-vjeçarit. Si rezultat, shtetasi S. K. u kap dhe u vu në pranga, për veprën penale “Dhuna në familje”, sipas parashikimit të nenit 130/a/2 të Kodit Penal”, njofton policia.
‘Plaç ti megjithë ta, megjithë vëllain tat, megjithë nënën tate! Ditën që do vish afër meje do shofësh do ta tregoj unë, kush jam se do ta shkul zemrën, siç ma shkule! E poshtër! O mashtruese! Femër e qelbët’, shprehet 51-vjeçari ndaj fëmijëve të tij.

