Inzaghi: Feyenoordi, skuadër fizike, stadiumi i tyre i zjarrtë
Interi rikthehet në Champions League pas përfundimit në vendin e katërt në fazën e parë të kompeticionit.
Të merkuren, skuadra e Simone Inzaghit do të përballet me Feyenoordin në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ave, një sfidë që trajneri italian e prezantoi në konferencën për shtyp.
Çfarë ju shqetëson më shumë para kësaj sfide?
Jemi në vështirësi në një zonë të caktuar të fushës. Përveç Dimarco-s, nuk kemi në dispozicion as Zalewski-n, Carlos Augusto-n dhe Darmian, kështu që do të duhet të luajë një mes Bastoni-t dhe Acerbi-t.
Por parimet tona të lojës nuk ndryshojnë, jemi këtu për të luajtur një 1/8 finale dhe do të bëjmë më të mirën.
Feyenoordi nuk do të luajë të shtunën, ndërsa Interi po. A ka kjo ndikim?
Ata kishin mundësinë të shtynin ndeshjen dhe bënë mirë. Një ndeshje e Champions League është shumë e rëndësishme dhe është e drejtë që ata ta kenë këtë mundësi.
Si është gjendja e Sommer?
Ai kishte një problem me gishtin, por ka punuar dhe ka bërë dy stërvitje të shkëlqyera. Jemi shumë të kënaqur, por për ndeshjen e nesërme do të luajë Martinez.
Çfarë lloj ndeshjeje prisni?
Feyenoord është një skuadër fizike dhe me shumë cilësi. Shtëpia e tyre është një ambient i zjarrtë, e di këtë pasi kam luajtur atje me Lazio-n në vitin 2000.
Ata kanë bërë një paraqitje të mirë në kampionat dhe kanë qenë të fortë edhe në Champions. E dimë që do të ketë një ndeshje të kthimit, por tani fokusi ynë është te kjo përballje.
Për të pestin vit radhazi jeni në 1/8 finale. A ndiheni më favoritë këtë herë?
Është një arritje e rëndësishme për klubin dhe tifozët.
Nesër kemi përballë një skuadër që ka vështirësuar punën për të gjithë kundërshtarët në shtëpi, por ne kemi mundësitë tona për të kaluar më tej.
A ndihmon eksperienca në Evropë?
Është një përballje me dy ndeshje, por loja e parë ka shumë rëndësi. Po mendoj për zgjidhjet më të mira që skuadra të japë maksimumin. Ka disa probleme për të zgjidhur, por shoh një gatishmëri të madhe nga të gjithë lojtarët.
Çfarë mësuat nga ndeshja ndaj Napolit?
Nuk dua të flas shumë për kampionatin tani. Ishte një ndeshje e ngjashme me atë të fazës së parë, një rezultat i njëjtë. Ishim në emergjencë, Dimarco dhe Calhanoglu kërkuan të dilnin nga loja.
Ishte një ndeshje e luftuar dhe barazimi mund të quhet i merituar, por mund të kishim bërë më mirë në aksionin e golit.
A janë në dyshim Calhanoglu dhe Thuram?
Thuram u stërvit rregullisht, ndërsa Calhanoglu u bashkua me skuadrën sot. Kam një dilemë në mesfushë, pasi kam të gjithë në dispozicion. Vendimin final do ta marr nesër në mëngjes."
Të luash në tri fronte, krenari apo shqetësim?
Është një kënaqësi e madhe, nuk na pëlqen të rrimë e të shohim të tjerët duke luajtur. Kështu ka qenë në tri vitet e mia këtu dhe te Lazio më parë.
Po përballemi me një emergjencë të paprecedentë, sepse nga pesë mbrojtësit anësorë, katër janë të dëmtuar. Por e dimë punën që kemi bërë për të arritur këtu dhe kemi besim të madh.
