Goditi 38-vjeçarin, shpallet në kërkim autori në Lezhë

Një 49 -vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës pasi për motive të dobëta ka goditur me grushta një 38-vjeçar.
Blutë po punojnë për kapjen e autorit.

Njoftimi

•Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë:

-shpallën në kërkim shtetasin E. K., 49 vjeç, banues në Milot, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 38-vjeçar. Punohet për kapjen e shtetasit E. K.;