FOTO+VIDEO/ Banorët e fshatit Tragjas protestojnë për burimin e ujit, përplasen me policinë

Banorët e fshatit Tragjas kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm, për burimin e ujit në zonën ku ata banojë.

Aty shkuan Forca të shumta policie, të cilët me mjete të rënda kanë ndërhyrë për prishjen e një stacioni të pompave të ujit, i cili shërbente për të furnizuar me ujë bazën e Pasha Limanit, po ashtu janë prishur dhe disa tubacione të tjera që shërbejnë  për furnizimin me ujë të banorëve të fshatit.

FOTO+VIDEO/ Banorët e fshatit Tragjas protestojnë për burimin e

Kjo ka bërë që banorët të mblidhen dhe të protestojnë duke kundërshtuar me forcë policinë.

Kujtojmë se para pak ditësh banorët e fshatit Tragjas kanë kundërshtuar duke protestuar që ujin e burimit të këtij fshati ta marrin dhe të furnizojnë zonat e bregdetit te Dhërmiut etj. Përplasja e banorëve me policinë vijon.