FOTO+VIDEO/ Sherr i madh në urbanet e Tiranës, pasagjerët dhe fatorinoja goditen mes tyre

Një video e publikuar në rrjetin social TikTok po bën xhiron e rrjetit, teksa në një nga autobusat e linjës së ‘Tiranës së Re’ është shënuar një incident mes fatorinos dhe pasagjerëve.

Në video shfaqet fatorino duke u dhunuar nga pasagjerët, ku këta të fundit e godasin me shkelma edhe në momentin që ai është i rrëzuar, ndërsa edhe punonjësi i linjës së transportit publik i kundërpërgjigjet me grushte.

FOTO+VIDEO/ Sherr i madh në urbanet e Tiranës, pasagjerët dhe

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përdorimin e dhunës në një nga linjat më të mbingarkuara dhe më problematike.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që dhuna është e pranishme në urbanët e kësaj linje.