FOTO/ Mbante shpatë në banesë, nis hetimi për 60-vjeçarin në Lushnjë

Një 60-vjeçar në Lushnjë, është vënë nën hetim nga Policia, pasi në banesë i kanë gjetur një armë të ftohtë, shpatë.

Sipas policisë, këtë objekt, shtetasi A. Sh., e mbante pa lejen përkatëse.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 60 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një armë e ftohtë (shpatë), të cilën e posedonte pa leje. Sendi u sekuestrua me cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

FOTO/ Mbante shpatë në banesë, nis hetimi për