DALIN EMRAT/ SPAK godet një grup trafikantësh në Sarandë, disa të arrestuar

Policia e Shtetit me urdhër të SPAK ka nisur prej orëve të para të mëngjesit një operacion anti-droge në Sarandë.

Burime për mediat bëjnë me dije se SPAK ka lëshuar gjithsej 10 masa sigurie për një grup kriminal droge në Sarandë, por deri më tani raportohet vetëm për 3 persona të arrestuar.

Mësohet se forcat policore kanë kryer kontrolle në disa banesa, si dhe janë sekuestruar disa celularë  që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.

PO ashtu medohet se ne Sarandë është ndaluar Bledar Haderi, me precedentë penale, me masë sigurimi “arrest ne burg”, Gelbert Koshi me masë sigurimi “arrest në shtëpi”, dhe Dhurim Logli me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Ndërsa dy prej të ndaluarve në Delvinë janë Markelian Alinani, trajner i ekipit “Bistrica”, me precedentë të shumtë penalë, dhe Orges Kalo. Procedimi penal për këtë grup kriminal është regjistruar nga SPAK që në vitin 2020.