Aksident në Durrës, ndërron jetë 65 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2025, 21:38
Aksident me vdekje në aksin rrugor Manzë-Kthesa e Ariut.
Sipas policisë, një automjet ka përplasurnjë këmbësor, rreth 65 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.
Në pranga është vënë drejtuesi i automjetit ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
