"Tarifat fillojnë më 2 prill"/ Trump: Fermerët vendas të përgatitet për prodhim...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar fermerët amerikanë për tarifat për produktet e importit, duke u thënë atyre që të përgatiten për të shitur produktet e tyre brenda SHBA-së.
"Për fermerët e mëdhenj të Shteteve të Bashkuara: Bëhuni gati të filloni të prodhoni shumë produkte bujqësore për t'u shitur BRENDA SHBA. Tarifat do të hyjnë në fuqi për produktet e huaja më 2 prill," tha Trump në Truth Social.
Presidenti amerikan javët e fundit ka bërë njoftime të njëpasnjëshme për vendosjen e tarifave. Gjithashtu Trump tha se SHBA do të vendosë tarifa 25% ndaj Kanadasë dhe Meksikës dhe 10% shtesë ndaj Kinës, në krye të tarifës prej 10% që ai vendosi ndaj Kinës muajin e kaluar.
Po ashtu Trump tha se këto tarifa në fakt do të hyjnë në fuqi siç është planifikuar. Vendosja e tarifave për importet bujqësore ka ngjallur reagime nga ekonomistët dhe grupet e biznesit, të cilët argumentojnë se politika e Trump mund të çojë në një rritje të çmimeve të konsumit dhe të dëmtojë marrëdhëniet tregtare të SHBA me partnerët kryesorë.
