Moska dhe Pekini në ”kërkim” të 007 amerikanë të pushuar nga Trump

Rusia dhe Kina thuhet se po shfrytëzojnë pushimet masive të Donald Trump për të rekrutuar oficerë të pakënaqur të inteligjencës amerikane dhe për t’i kthyer ata në burime të vlefshme, shkruan CNN duke cituar katër burime të njohura me informacionin e fundit të inteligjencës amerikane.

Në thelb, “armiqtë” historikë të Amerikës supozohet se kanë nisur një fushatë rekrutimi që synon punonjësit federalë të SHBA që punojnë në sigurinë kombëtare, duke synuar ata që janë pushuar nga puna ose besojnë se së shpejti mund të pushohen nga puna sipas një plani të hartuar nga Zyra e Menaxhimit të Personelit në fillim të kësaj jave.

Një dokument i prodhuar nga Shërbimi i Hetimit Kriminal Detar thotë se oficerët e huaj të inteligjencës ishin ngarkuar të kërkonin në LinkedIn, TikTok, RedNote dhe Reddit për burime të mundshme.

Sipas dokumentit të NCIS, një agjent i huaj i inteligjencës kish krijuar një profil në LinkedIn dhe postonte oferta pune për të kërkuar kështu punonjës federalë “të disponueshëm për punë”. Moska dhe Pekini besojnë se punonjësit “janë në gjendjen më të pambrojtur tani”. Pa punë dhe të hidhëruar për shkarkimin.

“Nuk duhet shumë imagjinatë për të kuptuar se këta punonjës të braktisur federalë me njohuri të mëdha institucionale përfaqësojnë objektiva tepër tërheqës për shërbimet e inteligjencës të konkurrentëve dhe kundërshtarëve tanë”, shkruan il messaggero.it.