Rusia shpall “non grata” ministrin e Jashtëm të Japonisë dhe 8 diplomatë të tjerë
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Japonisë janë përkeqësuar në mënyrë të përshkallëzuar. Agjencia “Tass” raporton se Ministria e Jashtme e Rusisë ka vendosur ndalimin e hyrjes në vend të nëndë personave me shtetësi japoneze përfshirë ministrin e Jashtëm, Takeshi Iwaya.
“Si pjesë e përgjigjes ndaj të ashtuquajturave sanksione, të ndërmarra nga Tokio ndaj vendit tonë, në lidhje me operacionin ushtarak special, u mor vendimi për të vendosur një ndalim pa afat për hyrjen në Federatën Ruse të disa individëve”, thuhet në deklaratë.
Në listë përfshihet edhe ambasadori japonez në Ukrainë, Masashi Nagakome, ish-ambasadori Kuninor Matsuda, zv.presidenti i parë i Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim, Shohei Hara, por edhe drejtues të kompanive si Izuzu, IHI, Prodrone dhe Cyberdyne.