Shtëpia e Bardhë: Evropa të investojë në mbrojtje për të garantuar sigurinë e Kievit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin evropianët që të marrin një rol udhëheqës në sigurinë evropiane, deklaroi Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Mike Waltz nga Shtëpia e Bardhë.

”Kontinenti i Vjetër duhet të investojë në aftësitë e veta për të qenë në gjendje ta bëjë këtë”, shtoi ai duke nënvizuar se “si Starmer ashtu edhe Macron kanë demonstruar vullnetin për ta bërë këtë.

“Ekipi ynë është i gatshëm të punojë me Starmer për Ukrainën”, shtoi zyrtari.