Papa Françesku përballet me probleme të frymëmarrjes, kalon dy episode të vështira shëndetësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2025, 19:41
Buletini Mjekësor i Mbrëmjes bëri me dije gjendjen shëndetësore të Papa Franceskut. Sipas Buletinit, Ati i Shenjtë prezantoi dy episode të insuficiencës akute të frymëmarrjes, të shkaktuar nga grumbullimi i konsiderueshëm i mukusit endobronkial dhe si pasojë e bronkospazmës.
Ekipi i mjekëve bën me dije se janë bërë dy bronkoskopi me nevojën e aspirimit të sekrecioneve.
“Pasdite rifilloi ventilimi mekanik joinvaziv. Ati i Shenjtë qëndroi vigjilent, i orientuar dhe bashkëpunues gjatë gjithë kohës. Prognoza mbetet e rezervuar”, - vijon buletini mjekësor.
