“Një sulm vdekjeprurës në Gaza”/ Netanjahu kërcënon Hamasin me pasoja të rënda nëse nuk liron pengjet
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu foli ditën e sotme në Knesset, gjatë një seance të trazuar të parlamentit izraelit, me praninë e të afërmve të pengjeve që ishin në sallë, duke protestuar kundër kryeministrit izraelit, përpara se të largoheshin nga rojet e sigurisë.
“Ne po përgatitemi për fazat e ardhshme të luftës, në shtatë fronte”, - tha Netanyahu.
Dhe më pas ai shtoi: "Ne nuk do të ndalemi derisa të arrijmë të gjitha objektivat e fitores, kthimin e të gjithë pengjeve, shkatërrimin e kapacitetit ushtarak të Hamasit dhe sigurimin që Gaza të mos përbëjë më një kërcënim për Izraelin."
“Unë i them Hamasit se nëse nuk i lironi pengjet tanë, do të ketë pasoja që nuk mund t'i imagjinoni," - tha Netanyahu në Knesset.
Ndërsa Ministri izraeli, Smotrich shkoi edhe më tej, duke deklaruar se do të ndërpresin energjinë elektrike dhe ujin dhe më pas një sulm vdekjeprurës do të ndodhë në Gaza. Tashmë arritja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit duket shumë e pasigurt.
