Dogana sekuestron 500 kilogramë kokainë, e fshehur në një ngarkesë me miell

Oficerët doganorë në aeroportin e Luksemburgut zbuluan një sasi rekord kokaine, me peshë 500 kilogramë, në një ngarkesë ajrore nga Brazili, thanë sot autoritetet.

Sipas një deklarate të zyrtarëve doganorë, kokaina ishte fshehur mes 3,6 tonëve me miell misri, të shpërndara në pesë paleta.

Vlera e shitjes ishte rreth 100 milionë euro (105 milionë dollarë).
“Ky është konfiskimi më i madh i drogës në sektorin e transportit ajror të Luksemburgut deri më sot”, thuhet në deklaratë.