Presidenti i Estonisë: Mirëpresim diskutimet e udhëhequra nga Franca dhe Britani për garancitë e sigurisë në Ukrainë
Presidenti i Estonisë Alar Karis shpreson që diskutimet mes liderëve evropianë të vazhdojnë dhe se Evropa dhe SHBA-ja do të punojnë përsëri së bashku.
"Ne i mbajmë sytë hapur" për çdo mundësi, është shprehur ai kur u pyet nëse Estonia do të ishte e gatshme t'i bashkohej asaj që kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar e përshkroi dje si "koalicioni i të vullnetshmëve".
"Ne i mirëpresim këto diskutime të udhëhequra nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca për garancitë e sigurisë për Ukrainën," thotë ai, duke shtuar se Estonia dëshiron të jetë pjesë e tyre.
Karis thekson gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së SHBA-së në planet për të ecur përpara.
"Jam shumë i bindur se Evropa ka nevojë gjithashtu për SHBA," thotë ai, duke shtuar se marrëdhëniet midis këtyre palëve janë jashtëzakonisht të rëndësishme.
Estonia është anëtare e NATO-s dhe aktualisht shpenzon 3.4% të PBB-së për mbrojtje. Ajo planifikon ta rrisë këtë shifër në 5%.
