VIDEO/ Neymar shkëlqen në Brazil, realizon supergol nga goditja e dënimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2025, 14:52
Nuk është në kushte perfekte fizike, por në Brazil, në shtëpinë e tij, Neymar është rikthyer sërish të buzëqesh dhe të shënojë.
Ylli brazilian realizoi një super gol për ekipin e tij në sfidën e radhës në kampionatin Paulista, në fazën çerekfinale.
Neymar ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi duke i dhënë avantazhin ekipit të Santos.
Kujtojmë që ky ishte goli i tretë i Neymar në këtë rikthim të tij në Brazil.
Me pak ndeshje në dispozicion, Neymar ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar 3 assiste.
