Sulmuesi shqiptar shënon gol vendimtar në Superligën e Kinës

Albion Ademi ka shënuar gol vendimtar për Jinen Tiger në Superligën e Kinës.

Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën në minutë e 59-të, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij kundër Chengdu Rongcheng.

Ademi shfrytëzoi mjaft mirë pasimin e marrë dhe vulosi rezultatin 1-2.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e dytë të kampionatit. Pas pikës së fituar në nisje, Jinen Tiger shtoi dhe 3 të tjera në tabelën e klasifikimit.

Kujtojmë se Ademi ka provuar emocionet e grumbullimit të Kombëtares.

Sulmuesi 26-vjeçar ka qëndruar në stol përgjatë dy takimeve në vitin 2018.