Për herë të parë në Shqipëri u organizua turneu i boksit, Dalipi: Një mundësi e artë për boksin tonë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2025, 22:41
Në “Ora Sport”, Eduart Dalipi - Trajner i Partizanit dhe kombëtares tha se ndeshja e boksit në Tiranë ishte një mundësi shumë e mirë për boksin tonë.
Dalipi: Gjithmonë e kam pasur ëndërr sepse kam qenë vetë boksieri dhe doja një duel mes dy federatave. I kam thënë një mikut tim që ta bëjmë të mundur dhe të flasim me të dyja federatat, atë shqiptare dhe angleze. Ramë dakord dhe e bëmë në Tiranë. Ishte një event shumë i bukur dhe është një mundësi shumë e mirë për boksin tonë.