Granit Xhaka: Jam më në formë se kurrë

Mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka, pavarësisht moshës (tashmë 32 vjeç), po bën një paraqitjen të mirë me kampionët e Gjermanisë.

Loja e tij në mesfushë, me luftimet e vazhdueshme dhe shkatërrimin e topit, e ka ngritur atë në një lojtar kyç për Leverkusen.

Një gjendje fizike për t’u patur zili nga Xhaka, të cilën e konfirmoi për mediat.

“Jam në formë. Ndoshta më në formë se vitin e kaluar.

Sigurisht që nuk po bëhem më i ri, por me sa duket nuk më duket dhe aq”, tha Xhaka.

Duke folur për skuadrën ai shtoi: “Jemi ende shumë të qëndrueshëm, bëjmë presing lart, luajmë edhe një për një dhe kjo më ndihmon”, u shpreh mesfushori shqiptar, por që ka luajtur për kombëtaren e Zvicrës.