VIDEO/ Messi e bën pushim, Suarez shkëlqen me tre asiste dhe një gol në fitoren e Miamit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2025, 11:36
Inter Miami ka marrë një fitore të madhe në transfertë me Houston Dynamo në xhiron e dytë të MLS.
Skuadra e trajnerit Javier Mascherano ka triumfuar 1-4 në udhëtim, teksa Lionel Messi nuk ka luajtur këtë ndeshje duke u lënë pushim.
Në mungesë të Messit në skenë doli Luis Suarez, i cili shkëlqeu në këtë sfidë.
Ylli uruguaian shkëlqeu me tre asistime dhe një gol në këtë sfidë.
Dy golat u shënuan nga Segovia dhe një tjetër nga Allende.
