Tifozët e Juventusit vendosin të bojkotojnë duelin e rëndësishëm

“Ne jemi ata që ju ndjekim kudo, kemi gjithmonë në mendje Juventusin.

Në shi, borë, akull, diell, ne jemi gjithmonë aty, ju kemi besuar, kemi dashur të besojmë te ju duke ju mbështetur me entuziazëm dhe sakrifica.

Fatkeqësisht sot kemi arritur në pikën ku nuk mund të tolerojmë më një projekt që duket se ka dështuar dhe në të cilin asgjë nuk ka kuptim logjik apo zhvillim të kuptueshëm”, nis deklarata e tifozëve të Juventusit, që përballet sot me Veronën.

“Tani qëndrimi juaj dhe indiferenca juaj ndaj një fanelle historike si ajo e Juventusit nuk është më e tolerueshme.

Do të ndjeni zhgënjimin tonë duke shpresuar të provokojmë tek ju lojtarët, trajnerët dhe drejtuesit një shkëndijë që mund të shpëtojë, të paktën pjesërisht, një sezon katastrofik që nuk ka ndodhur në 14 vjet”.

Me këtë deklaratë të përbashkët të publikuar, disa grupe të organizuara të tifozëve kanë paralajmëruar protestë kundër skuadrës dhe klubit.

Ata kanë bërë thirrje që tifozët mos të shkojnë në stadium në shenjë proteste nga papërgjegjshmëria e grupit drejtues, lojtarëve dhe gjithë stafit bardhezi.

Një tjetër tregues mes krisjes së klubit dhe tifozëve.