RREZIKU I LOJËRAVE ONLINE! Binjaku apelon prindërit për vigjilencë ndaj fëmijëve që përdorin internetin
Rrjetet sociale dhe lojërat online janë bërë pjesë e pandashme e jetës së fëmijëve dhe të rinjve. Megjithatë, këto platforma sjellin gjithashtu rreziqe të mëdha, sidomos për fëmijët e mitur, si mundësia e përndjekjes online. Sociologia Entela Binjaku thekson se fëmijët janë shumë të ekspozuar ndaj këtyre kërcënimeve, dhe sfida për prindërit është monitorimi I fëmijëve në telefon.
Rrjetet sociale dhe lojërat online janë bërë pjesë të jetës së përditshme të shumë fëmijëve dhe të rinjve.
Por, përveç mundësive që ofrojnë, këto platforma përmbajnë edhe rreziqe të mëdha për ata që i përdorin, veçanërisht për të miturit.
Një ndër to është edhe mundësia që ata të bien viktimë e përndjekjes online.
Sociologia Entela Binjaku shpjegon për rrezikun që paraqesin lojërat online, duke theksuar se fëmijët janë një kategori shumë e ekspozuar ndaj këtyre kërcënimeve.
Binjaku thotë se një nga sfidat më të mëdha për prindërit është monitorimi i fëmijëve teksa ata janë në telefon.

