Drejtonin automjetet në gjendje të dehur, arrestohen 2 persona në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2025, 13:53
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kanë drejtuar automjetet në gjëndje të dehur, ku njëri prej tyre ka humbur kontrollin dhe për pasojë është vetëdëmtuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftim:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
-E. D., 53 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e tij dhe për pasojë është vetëdëmtuar;
-A. L., 32 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

