FOTO/ U arrestua pasi akuzohet për kultivim kanabisi, ja kush është shefi i krimeve në Himarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2025, 22:38
Pas një operacioni të SPAK me Policinë dhe AMP, 4 masa sigurie janë për oficerë të policisë.
Konkretisht janë arrestuar 3 efektivë policie, ndërsa njëri është shpallur në kërkim.
Në pranga ka rënë Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë.
Ruska dyshohet pas hetimeve si i përfshirë në grup kriminal, teksa akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.


