“Kërcënohet ekonomia e Kosovës!” Ekspertët: Vonesa në krijimin e qeverisë ka pasoja për vendin
Ekspertët ngrenë alarmin se vonesat në krijimin e qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë kanë pasoja negative të shumanshme, përfshirë ekonomike dhe diplomacinë.
Vonesat në krijimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve parlamentare të 9 Shkurtit mund të dëmtojë ekonominë e Kosovës, vlerësojnë ekspertët.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, e ka cilësuar ngërçin politik si të planifikuar dhe ka kritikuar vonesat në numërimin e votave nga KQZ.
Vonesat e mëtejshme vlerësohet se sjellin ndikim negative të shumanshëm
Ekonomisti Jakup Bellaqa thekson se pasiguria politike ul besimin e investitorëve duke kërkuar formimin më të shpejtë të qeverisë.
Situata pas-zgjedhore në Kosovë mbetet ende e ndërlikuar me partitë politike ende në proces negociatash për krijimin e qeverise së re.

