Grevë në Greqi, bllokohen doganat/ Guri: Sot pritet të ndodhë një zemërim i madh kundrejt shtetit grek
Gazetari në Greqi, Etmond Guri në një intervistë në Ora Neës u shpreh se sot pritet të ndoshë një protestë dhe zemërim I madh ndaj shtetit në Greqi.
Guri: Ditën e sotme pritet të zhvillohet një nga reagimet, zemërimet më të mëdha të qytetarëve grekë ndoshta në historinë e Greqisë për vetë faktin se duket qartë që kemi të bëjmë me një vrasje shtetërore me bekimin e shtetit dhe kjo duket se nga dita në ditë ka përfocuar me argumene e fakte për shkak të tragjedisë të aksidentit fatal të 28 shkurtit 2023 ku vdiqën 57 njerëz.
Që në momentet e para u duk se kishte një dorë të shtetit për ta manipuluar të gjithë këtë situatë.
Duket se gjithë kjo gjë ka akumuluar zemërim tek populli dhe pritet që të ketë një protestë shumë dinamik.
Protesta nuk do ketë ngjyrime politike.
