Dëshmia për rezervat shtetërore/ Gjykata kërkon Kurtin të paraqitet në Prokurorinë Speciale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2025, 20:39
Gjykata detyron kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë për rastin e rezervave shtetërore.
“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, me Urdhër të gjykatës të datës 21.02.2025 ka obliguar dëshmitarin A.K., që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Gjithashtu është bërë e ditur se Gjykata Themelore në Prishtinë me datë 28.02.2025, përmes emalit ka pranuar përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit, lidhur me Urdhrin e lartë të gjykatës.
