Adili: Trump ka shkaktuar lëvizje të mëdha tektonike në gjeopolitikë, janë zbehur qëndrimet nacionaliste në Ballkan
Në lidhje direkte në studion e lajmeve në “Ora News” në hapësirën dedikuar shqiptarëve i ftuar ishte pedagogu dhe publicisti Bekim Adili.
Gjatë bisedës Adili komentoi zhvillimet më të fundit në Rajon, e veçanërisht në Maqedoninë e Veriut ku u shpreh se ky fillim viti ka qenë një viti i mbushur me ngjarje dhe vazhdon ky dualitet dhe vijon përplasja mes opozitës shqiptare dhe partive të koalicionit qeverisës VLEN.
“Këto shtete relativisht të vogla për habi të të gjithëve prodhojnë shumë energji negative për konflikte të cilat riciklohen vazhdimisht.
E tillë ka qenë situata këtu, por edhe në Ballkan, pasi e tillë ka qenë dhe gjeopolitika, e cila me ardhjen e Presidentit Trump ka shkaktuar lëvizje të mëdha tektonike, të cilat reflektojnë kudo globit përfshi edhe këtu tek ne.
Politikat nacionaliste të cilat triumfojnë në Ballkan ashtu si dhe në Maqedoninë e Veriut, duket se kanë filluar të zbehen së fundmi, ku dhe Mickoski ka dhënë sinjalet e tërheqjes së tij ndaj qëndrimeve ndaj Bullgarisë, ku kryeministri maqedonas kërkon një lloj sigurie që nuk do të ketë kërkesa shtesë.
Dhe po ashtu ka ndryshuar edhe qëndrimi ndaj shqiptarëve të cilët me të drejtë kërkojnë përfaqësimin e tij”, u shpreh ndër të tjera Adili.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME PEDAGOGUN DHE PUBLICISTIN BEKIM ADILI


