Primaret në Kukës/ Hoxha: Kandidatët dalin më të bashkuar për të rikthyer shpresën e për të sjellë ndryshimin

Edhe qarku i Kukësit ka nisur procesin e primareve.

Një proces të mbarë dhe të veçantë për shqiptarët e ka konsideruar, drejtuesi Politik për Qarkun e Kukësit, Flamur Hoxha.

Në një prononcim për mediat, Hoxha tha se kandidatët që dalin nga procesi i Primareve, janë më të bashkuar për të rikthyer shpresën e për të sjellë ndryshimin e shumëpritur, si pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës në 12 vite.

Sipas Hoxhës, është imdediate, nevoja për ndyrshim dhe rikthimin e shqiptarëve në vend, për të parë ndryshimin rrënjësor që PD do të ofrojë për vendin e qytetarët pas 11 majit.

''Sot është një ditë e veçantë për primaret e PD, një proces që ka nisur për së mbari në nivel qarku në të tre degët e qarkut Kukës. Janë marrë masat që procesi të vijojë në mënyrë më të drejtë e të paanshëm.

Në një proces ku qarku i Kukësit, kandidatët dalin së bashku më të bashkuar për të vijuar më tej fushatën e ndërrimit të qeverisjes më 11 maj dhe largimit të keqqeverisjes së Edi Ramës dhe kthimin e shpresës së shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj, falë punës e përkushtimit të demokratëve, qëndresës së tyre në 12 vite dhe mbështjeja që PD do ketë nga ndërkombëtarët dhe diaspora.

Si dhe nevojën imediate të ndryshimit dhe rikthimit të shqiptarëve në vend, për ndryshimet e mëdha të shqiptarëve, që do bëjë PD pas 11 majit.

Kjo është gjë e mirë, organizimi është shumë i mirë, çdo anëtar do japë votën për kadidatin që ka dëshirë të jetë pjesë e procesit të kandidimit më 11 maj.

Edhe në Has e Tropojë, proces normal e me dinjitet, që më së miri dinë ta bëjnë demokratët në të gjithë vendin.'', tha Hoxha.