Primaret e PD të qarkut Tiranë, ja kandidatët dhe vendet ku do të votohet

Partia Demokratike zhvillon ditën e nesërme primaret në të gjithë Shqipërinë. Qarku i Tiranës, do të ketë 82 kandidatë, ku përfshihen edhe bashkitë e Kamzës, Vorës, Kavajës dhe Rrogozhinës.

I deleguari politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka bërë publike listën dhe vendet ku do të votohet.

Njoftimi i Belind Këlliçit:

Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike, nesër, më 1 Mars 2025, zhvillohen primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025.

Ora: 08:00 – 18:00

Vendet e votimit:

Tirana 1 - Shkolla ‘Ali Demi’

Tirana 2 - Selia Qendrore e PDSH

Tirana 3 - Selia e Degës, zona e Xhamllikut, pas karburantit Ifuel

Tirana 4 - Selia e Degës, ‘Kompleksi Orion’, Rr. ‘Faruk Begolli’

Tirana 5 - Selia Degës, Kompleksi ‘Kika’

Tirana 6 - Selia e Degës, Kombinat

Tirana 7 - Selia e Degës, Rr. ‘Muhamet Gjollesha’, Godina përballë ‘Hotel Mondial’

Tirana 8 - Selia e Degës, Rr. ‘Xhemal Tafaj’, Lagjja te Selvia, Rruga e ‘Saraçëve’

Tirana 9 - Selia e Degës, Bulevardi i Ri

Tirana 10 - Selia e Degës, Rr. ‘Bogdanëve’

Tirana 11 - Selia e Degës, Rr. ‘Egnatia’, sipër KMY, kati 2

Tirana 12 - Zyra e Degës, Sauk

Tirana 13 - Zyra e Degës, Yrshek

Tirana 14 - Zyra e Degës, Qesarakë, Dajt

Tirana 15 - Zyra e Degës, Lokali i Besnik Kodrës, Pezë Helmës

Tirana 16 - Selia Degës, zona e Astir

Kamëz - Selia e Degës, në qendër të Kamzës

Kavajë - Tek kinemaja, në qendër

Vorë - Vorë, Hotel Kontinental, kati 1, hyrja nga pas

Rrogozhinë - Rr. ‘Stacioni i Trenit’, tek kinemaja

Mënyra e votimit: Një anëtar, një votë.

Kandidatët: Në fletën e votimit do të gjeni të gjithë kandidatët e qarkut Tiranë (Tiranë, Kamëz, Kavajë, Vorë, Rrogozhinë). do anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat.

Ftoj të gjithë anëtarët e PD-së në qarkun Tiranë të marrin pjesë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Kontributi juaj është thelbësor për një proces të drejtë, transparent dhe demokratik.

Primaret e PD të qarkut Tiranë, ja kandidatët dhe vendet ku do